Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin ushqimor

Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin ushqimor

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme.

Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik.

Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024.

Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se:

Kemi rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy