Varfëri ekstreme për 47% të fëmijëve në Shqipëri, 18% ushqehen me dy ose më pak produkte në ditë

Varfëri ekstreme për 47% të fëmijëve në Shqipëri, 18% ushqehen me dy ose më pak produkte në ditë

Sipas një studimi të UNICEF, 47 për qind e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri ekstreme ushqimore, nga të cilët 18 për qind ushqehen me vetëm dy ose më pak produkte në ditë.

Ky është konkluzioni i nxjerrë nga UNICEF, në një studim me titull “VARFËRIA USHQIMORE NË FËMIËJRINË E HERSHME”.

Në këtë renditje Shqipëria lë pas vetëm Taxhikistanin dhe Azinë Qendrore, apo vendet që kanë kaluar luftëra si Iraku, Kenia apo Ruanda.

Shifrat brenda studimit tregojnë se 18% e fëmijëve poshtë 5 vjeç janë të privuar rëndë nga dieta ushqimore dhe 29% e fëmijëve janë në varfëri të moderuar.

Për këtë konkluzion, UNICEF ka kategorizuar si privim të rëndë ushqimor fëmijët që ushqehen me dy ose me pak lloje ushqimesh në ditë, ndërsa me varfëri të moderuar ato që ushqehen me më pak se 4 lloje ushqimesh në 24 orë.

Drupal Ad

Varfëria ushqimore dëmton të gjithë fëmijët, por është veçanërisht e dëmshme në fëmijërinë e hershme, kur ushqimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë dëme si në rritjen fizike dhe në aftësitë e zhvillimit mendor me pasoja që mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të përmbushur diversitetin minimal të dietës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, fëmijët duhet të konsumojnë pesë nga tetë grupet e përcaktuara ushqimore.

UNICEF sqaroi se baza e të dhënave për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël u krijua nga sondazhet e kryera në 137 vende dhe territore dhe përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të gjithë fëmijëve në rang global.

Renditjen më të mirë në vendet në zhvillim dhe të varfra e kishin Bjellorusia dhe Serbia, të cilat kishin vetëm 1 dhe 2% secila të fëmijëve në privim të rëndë ushqimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy