“Shkak paaftësia”, PD denoncon daljen e tezës së provimit të Gjuhës dhe Letërsisë

“Shkak paaftësia”, PD denoncon daljen e tezës së provimit të Gjuhës dhe Letërsisë

Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja kanë denoncuar publikimin e tezës së Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.

Ata kanë publikuar foto të tezës në rrjetet sociale në një kohë kur maturantët po i nënshtrohen provimit teza publikohet në çdo rrjet.

Sipas Boçit dalja e tezës së provimit nga klasa vjen si rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, shkruan Boçi.

"Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë! Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit! Ky është arsimi që kemi ose "arsimi që duam" sot në Shqipëri", shkruan Gështenja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy