Lënda e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, është risia që u shtua këtë vit në kurrikulat mësimore për fëmijët e klasave të para. Prindërit mendojnë se ndonëse procesi i të mësuarit zhvillohet nëpërmjet lojës, sërish duket se ka ngarkesë mësimore me shtimin e lëndës së re.



