Arkitektja tregon trendet e arredimit të shtëpisë pranverë-verë 2025: Ndryshimi jep frymë tjetër

Arkitektja tregon trendet e arredimit të shtëpisë pranverë-verë 2025: Ndryshimi jep frymë tjetër

Arkitektja Agisa Xhemalaj tregon trendet e arredimit të shtëpisë në periudhën pranverë-verë 2025.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Xhemalaj tha se njeriu edhe psikologjikisht ka nevojë të ndryshojë ambientin e tij, pasi i duket sikur ka ndryshuar shtëpi, merr tjetër frymë dhe tjetër ajër.

Ajo rrëfeu se në tendencat e pranverës 2025, një nga elementët kryesorë është riciklimi.

Sipas saj, njerëzit mund të vendosin biblioteka që qëndrojnë pezull, me materiale të ricikluara, si një mobilje e vjetër që copëtohet dhe ribashkohet për të krijuar mobilje.

Kur ndryshojmë perdet japin tjetër nuancë dhe ngjyrë në ambientin e brendshëm. Jo çdo stil i përshtatet mos vendosja e perdeve.

Te minimalistja shkon, por te klasikja është ambient i rëndë dhe duhet.

Këtë sezon në pranverë, kalojmë te ngjyrat pastel, jemi tek jeshilja si bazë, por një tonalitet më i hapur.

Te e verdha, por tonaliteti më i hapur i saj që kalon në vanilje. Te roza dhe tonaliteti më i hapur i saj.

Nuk është e thënë të integrohen me ngjyrat e mureve, por me mobiljet. Jastëkët mund të lidhen me perdet dhe pjesët dekorative, apo edhe një ndriçues.

Kur flasim për riciklimin, flasim për mobilje që i ridizenjojmë nga e para, apo material pambuku që mund të jetë në jastëk, linoja që mund të jetë në perde, flasim për drurin i cili është material që mendoj se do qëndroj çdo vit.

Flasim për mermerin që këtë vit sillet me elegancë jo vetëm në tualete, pro dhe në pjesën e hyrjes së salloneve.

Guri është një tjetër element, i cili është shumë i rëndë në pamje, por shumë afër natyrën, i kombinuar me hekurin dhe xhamin.

Ndriçimi led është kërkesa masive në kaq vite që kemi në treg. Flasim për ndriçimin led natyral, ndriçimet me të kuq dhe blu janë shumë specifike që kërkohen.

Kryesisht e mira është që të përdoret ndriçimi natyral. Abazhurët dhe ndriçuesit e varur janë rikthyer sërish në modë.

Gjelbërimi qëndron tendencë gjithmonë, në mënyrë që të qëndrojmë më afër natyrës.

Ambientet që janë me xham dhe reflektohet gjelbërimi, është shumë interesant.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy