Një djalë francez me emrin Baptiste vendosi të ndryshojë gjininë kur ishte vetëm 8-vjeç, pasi kaloi një periudhë të gjatë depresioni, të paktën gjashtë muaj, ndërsa ndjehej i burgosur në trupin e një djali.
Baptiste, i cili jeton me familjen në Aubignan, në jug të Francës, pas disa kohësh rrëfeu se gjendja shpirtërore e tij varej nga fakti për t’u ndjerë vajzë dhe dëshira për të ndryshuar emrin e tij në Lilie.
Nisur nga kjo dëshirë, prindërit vendosen ta ndihmojnë.
"Një natë para se të flinte, Baptiste iu tha prindërve se po mendonte për vetëvrasjen dhe me të vërtetë dëshironte të vdiste. Atëherë, së bashku me bashkëshorten time Chrystelle, natën vonë, ne shkuam për të parë nëse ai po merrte frymë. Ishte krijuar një gjendje sikur dashuria jonë nuk po mjaftonte më për t’i dhënë kuptim jetës së tij”, u shpreh babai i tij, Guilleume V.
Për momentin zyra e gjendjes civile e ka refuzuar kërkesën, ndërsa shkolla e pranoi zgjedhjen e tij. Tani të gjithë shokët e shkollës e quajnë Lilie.
“Në fillim drejtoria e shkollës ishte dyshuese për të marrë një veprim të tillë, mund të them se nuk ishte e bindur, pasi ata mendonin se Lilie mund të jetë ndikuar apo bindur nga ne. Edhe ne si prindër e kemi pyetur vetveten. Ne u këshilluam edhe me shoqatat LGBT, të cilat na shpjeguan se në atë moshë, fëmija është i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm për atë që mendon”, tha më tej i ati.
Lilie ka vendosur të rrisë flokët, të cilët i ka kaçurrela të verdhë dhe falë mbështetjes së prindërve të saj dhe ndihmës së një psikologu, ajo duket se e ka kapërcyer gjendjen e vështirë të depresionit.



