
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjes.
“Mirëmëngjes në këtë ditë të bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese”, tha Kryeministri Rama, ndërsa ndau një video nga sfida e përballjes me tërmetin e nëntorit 2019.
Pamjet e videos risjellin imazhe nga momentet tragjike të lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019, operacionet e kërkim-shpëtimit në rrënoja, përballja me sfidën e strehimit të përkohshëm të banorëve të dëmtuar, e deri te rindërtimi i lagjeve të reja me pallate e shtëpi individuale, të cilat kanë filluar t’i dorëzohen banorëve.



