Hapen sot 29 qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Test i shpejtë antiCovid në çdo qendër

Hapen sot 29 qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Test i shpejtë antiCovid në çdo qendër

Sot në mbarë vendin për një sezon turistik të sigurt, u hapën 29 qendrat shëndetësore verore, ku për herë të parë përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thekson se do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror.

Sipas saj, risia e këtij viti është së në këto qendra shëndetësore verore do të kryet dhe testi i shpejtë antiCovid për turistët që dyshohet të prekur nga ky virus.

Përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në zonat turistike të vendit si Shëngjin, Ksamil, Himarë, Drimadhes, Rradhimë, Golem, Qeparo, Darzezë, Zvërnec, Divjakë, Tale, etj, për një sezon turistik më të sigurt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy