Shteti i Misurit hedh në gjyq Kinën

Shteti i Misurit hedh në gjyq Kinën

Shteti amerikan i Misurit do të hedh në gjyq qeverinë kineze për rolin që luajti në pandeminë e koronavirusit dhe efektet që ka pasur në shtet. 

Lajmi u bë i ditur të martën nga Prokurori i Pergjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

Shteti amerikan thekson se Kina akuzohet për fshehjen e informacionit, censurimin e gazetarëve dhe mosangazhimin e plotë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Të paktën 6.105 raste me koronavirusi janë konfirmuar në Misuri dhe 229 persona kanë vdekur.

Procedimi gjyqësor, i pari i llojit të tij, pretendon se autoritetet kineze mashtruan publikun, fshehën informacionin dhe mohuan përhapjen e virusit, pavarësisht rasteve të reja në rritje, ndaluan hetimet mjekësore dhe lejuan miliona njerëz të ekspozohen ndaj virusit, duke shkaktuar kështu një pandemic globale që ishte e panevojshme dhe mbi të gjitha e parandalueshme.

Ekspertët ligjorë kanë thënë se procesi gjyqësor përballet me një betejë të vështirë, sepse Kina mbrohet nga imuniteti sovran.

Procedimi gjyqësor i Misurit pretendon se ndërsa bashkësia mjekësore kineze kishte indikacione për transmetimin nga njeriu te njeriu i virusit, ata nuk e informuan Organizatën Botërore të Shëndetësisë  kur raportuan për herë të parë shpërthimin.

Procedimi, gjithashtu pretendon se udheheqësit kinezë kanë bërë pak për të frenuar përhapjen e virusit, duke lejuar akoma mijëra njerëz të udhëtojnë drejt dhe jashtë Vuhanit.

Dosja flet edhe për zyrtarë kinezë të cilët sulmuan profesionistët mjekësorë, kur zbuluan detaje për herë të parë për virusin, përfshirë Dr.Wenliang, i cili më vonë ndërroi jetë për shkak të infeksionit nga virusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy