
*Nga psikologe Aljona Jonuzi
Në të shumtën e rasteve, e kanë fajin vetë prindërit. Flasim per moshat 2.5 deri ne 8 vjece. Jo per moshen e adoleshences qe eshte dicka normale dhe fiziologjike.Gabimet kryesore të prindërve në raste të tilla renditen si më poshtë:
1. Së pari, është mungesa e dashurisë, kujdesit, vemendjes. Fëmija mbyllet në vetvete dhe kërkon një mënyrë për të shkarkuar dhe masturbimi shndërrohet në një lloj "shkarkimi” për të.
2. Rreptësia e tepërt e prindërve, edukimi autoritar. Fëmija ndihet i vetmuar dhe i padashur. Rrëmon gjërat që i falin kënaqësi dhe përpiqet të shpërqendrojë vetveten. Dhe këtu është gjëja më e keqe: nëse papritmas fëmija ndien se masturbimi sjell kënaqësi, duke ulur ankthin, atëherë aktivitete të tilla mund të bëhen të rregullta, një lloj ilaçi për stresin dhe problemet, vetëm se tani ai/ajo do ta bëjë këtë me vetëdije dhe qëllimisht.
3. Çdo vuajtje dhe ankth i fortë i fëmijërisë mund ta çojë fëmijën të kryejë masturbimin. Përveç motiveve psikologjike të masturbimit të fëmijëve, ekzistojnë edhe ato fizike: 1. Higjiena e fëmijëve e ruajtur keq apo veshja e ngushtë e pakëndshme. Të gjitha këto çojnë në shfaqjen e kruajtjes dhe skuqjes së pelenës në zonën e ijeve.
4. Ushqyerja me forcë. Zona e gojës lidhet drejtpërdrejt me zonën gjenitale. Kur ushqehen kundër vullnetit të tyre, foshnjat nuk ndiejnë kënaqësinë e ngrënies. Dhe në këtë moment, në nivelin psikologjik, zona gjenitale është e eksituar. Natyrisht, fëmija do të fillojë të prekë organet gjenitale.



