
Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë.
Që nga viti 1967, festimet e Ditës Ndërkombëtare të Alfabetizmit (ILD) mbahen çdo vit në mbarë botën për t'i kujtuar publikut rëndësinë e shkrim-leximit si çështje dinjiteti dhe të drejtave të njeriut dhe për të çuar përpara agjendën e shkrim-leximit drejt një shoqërie më të arsimuar dhe të qëndrueshme.
Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon më 26 tetor të vitit 1966, në sesionin e 14-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-së, me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.
Ajo u festua për herë të parë në vitin 1967 më 8 shtator.
Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra.
Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.



