
Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu njofton se nga protesta e sotme e studentëve, 9 efektivë policie kanë mbetur të lënduar.
Spahiu e cilëson të patolerueshmë dhunën ndaj efektivëve të policisë, ndërsa shpreh mbështetje për bluzat e bardha.
Jam në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë. Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.
Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre. Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar.



