Djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, infektohet me koronavirus

Djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, infektohet me koronavirus

Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç në Instagram.

“… Danilo i im më tha se dorëzimi nuk është një opsion. Fëmija im i parë u infektua me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, ka shkruar Vuçiç.

Disa ditë më parë vetë presidenti serb nuk u paraqit në një konferencë për mediat, por në vend të tij foli ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez.

Sipas mediave serbe, në fjalën e tij, Mali tha se masat duhej të ishin prezantuar nga Aleksandër Vuçiç por ky i fundit nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Ndërsa tashmë nga koronavirusi është prekur edhe i biri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy