Gjuhëtari Aristotel Spiro, për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe thotë se politika ka plotësisht të drejtë jo vetëm të marrë pjesë por edhe të organizojë evente të tilla se çështja e standardit dhe drejtshkrimit, është pjesë e politikës gjuhësore.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai u pyet si e pa protagonizmin e Kryeministrit Edi Rama, dhe në këtë drejtim tha se pasqyron frymën e politikës në mënyrën se si shpërfaqet ajo në këtë periudhë të caktuar të historisë së Shqipërisë.
Sipas tij, e njëjta sjellje në planin politik dhe shoqëror të vendit, u pasqyrua edhe në këtë aktivitet.
Ishte i ngjitur më shumë ndaj së kaluarës. Për pjesën konservative e miratoj, por për pjesën hyjnizuese të autoriteteve të gjuhësisë e miratoj pjesërisht.
Përmendi Çabej dhe personalitete të tjera të vlerësuara, por kjo nuk duhet bërë në dëm të studimeve në përgjithësi, se çdo kohë ka studimet e veta dhe korifejtë e vetë
Nuk mund të kemi obsesion ndaj disa figurave të kaluarës sa do të mirë të kenë qenë ata, se aktualiteti kërkon vazhdimisht kërkime të reja dhe dalin edhe studiues të rinj që do iu përgjigjen këtyre nevojave.
Shumica e njerëzve janë dakord që Çabej, Demiraj, Shuteriqi, Idriz Ajeti, Kostallari. Besoj se pas një studimi të veprës së tyre do të gjejmë shumë anë të mira, por edhe pika të dobëta.



