12 gjimnazistë nga Manza kanë zgjedhur artin për të dhënë sot mesazhe ndërgjegjësimi përmes artit në luftën ”Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot videon me 12 gjimnazistët e Manzës të cilët përmes pikturës përcollën mesazhe të rëndësishme.
“Mirëmëngjes dhe me 12 gjimnazistet nga Manza që janë bërë bashkë për të dhënë një mesazh përmes pikturës së tyre që synon ndërgjegjësimin në luftën ”Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Ndërgjegjësimi i shoqërisë, përkatësisht i të rinjve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ka një rëndësi thelbësore në luftimin e këtij fenomeni, për të cilën këta të rinj, kanë gjetur mbështetje edhe nga Ministria e Arsimit.



