Spanja shënon nivelin më të lartë të rasteve me Covid-19 në Europë

Spanja shënon nivelin më të lartë të rasteve me Covid-19 në Europë

Spanja në 14 ditët e fundit ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e të infektuarve me Covid-19.

Lajmi është publikuar nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila tregoi se Spanja tejkaloi Luksemburgun, duke shënuar 132 raste me Covid për 100 mijë banorë.

Duke parë shtimin e të infektuarve dhe vatrave të infeksionit, qeveria e Madridit është vënë në lëvizje për të shmangur një valë të dytë infeksioni.

Mësohet se rritje të rasteve me Covid-19 ka pasur edhe në shtete të tjera si Malta, Rumania dhe Belgjika.

Greqia që po mundohet të shpëtojë sezonin turistik, thekson se turizmi nuk është përgjegjës për rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus në vend.

Ndërkohë Italia gjendet në një fazë të qetë pas kufizimit të jetës së natës, por rastet ditore vijojnë trendin në rritje.

Autoritetet po ndjekin me përpikmëri procesin e kontrollimit dhe testimit të personave që mbërrijnë nga Kroacia, Greqia, Spanja dhe Malta.

Ndërsa Franca po kërkon të parandalojë një valë të dytë të pandemisë dhe për këtë kaloi sërish Parisin dhe Marsejën në listën e qyteteve të konsideruara si zona të kuqe nga niveli i lartë i përhapjes.

Vetëm në kryeqytet rastet janë 6-fishuar në dy javët e fundit.

Si masë për të frenuar përhapjen, autoritetet franceze urdhëruan mbajtjen e maskës në ambiente të përbashkëta dhe publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy