Jiny Garuli, shqiptarja më e kërkuar e Belly dance e cila është larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë në moshë të vogël, dhe performon prej vitesh në Gjermani.
Garuli rrëfehu në “Zgjohu në Mcn” si u njoh me Belly dance dhe kërcimet orientale, nga fqinji i saj nga Libani në Gjermani.
Ndër të tjera ajo thotë se ka paragjykime ndaj këtij lloj kërcimi, sepse është një lloj baleti sensual, ndonëse ai ka lindur në një vend mysliman si Egjipti.
“Jam rritur atje (në Gjermani). Kur je shqiptare në gjak, të mbetet pak temperamenti shqiptar. Kam vënë një video në TikTok dhe lexova komentet, edhe më shanin që s’di të shkruaj shqip, por të sharën e shkruanin me gramatikë aq keq, sa thoja, por ti kur shan tjetrin për gjuhën, të paktën shkruaje mirë. Njerëzit gjithmonë do gjejnë një paragjykim për vajzat në showbiz. Belly dance është një lloj baleti sensual, por i ka traditat nga Egjipti, vend mysliman, arab. Ka qenë një komshi nga Libani. Aty jamë njohur me këtë lloj kërcimi. Ne banonim në vende ku banonin të huajit. Dëgjoja muzikën e tyre, ata kërcenin, janë njerëz të ngrohtë. Edhe muzikën e kanë të bukur. Kur fillova me kërcim oriental dhe latin-amerikan, prapë mendjen e kisha te kërcimi oriental”.



