Sakrifica, 5 orë në ditë udhëtim në këmbë në "shërbim" të dijes

Sakrifica, 5 orë në ditë udhëtim në këmbë në "shërbim" të dijes

Mimoza, prej 36 vitesh është mësuese e ciklit fillor në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Ajo udhëton çdo ditë nga qyteti drejt fshatit dhe vazhdon të japë mësim atje ku nisi punën për herë të parë. Në atë kohë, i duhej të udhëtonte 2 orë e gjysmë për të mbërritur në shkollë.

“Isha mësuese në shkollën e parë që ndodhej në Shushicë. Kënaqësia ime më e madhe kanë qenë rezultatet e fëmijëve. Sot, shkolla ka ndryshuar shumë”, tregon mësuesja.

Mësuese Moza thotë se puna me fëmijët i jep kënaqësi: “Dy orë e gjysmë të vish e dy orë e gjysmë të kthehesh, ishte lodhje. Por, të punosh me këta fëmijë të jep kënaqësi dhe kjo më ka bërë që të kisha kohë edhe për familjen time”.

Që nga viti 1982, ajo thotë se dashuria që ka marrë nga nxënësit e parë dhe sot nga fëmijët e tyre, të cilët ia mëson po ajo ABC-në, është forca më e madhe që mësuesja të mos ndjejë lodhje./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy