Korça hap dyert e shkollave për nxënësit, mësuesit ngurojnë të vaksinohen

Korça hap dyert e shkollave për nxënësit, mësuesit ngurojnë të vaksinohen

Ditën e sotme institucionet arsimore në Korçë janë hapur për rreth 9000 nxënës, ku vetëm 5500 prej tyre kanë vendosur për t'u rikthyer në bankat e shkollës për ripërtëritje të lëndëve.

Mësuesit, të cilët kanë marrë urdhër për t'u vaksinuar duket se jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë porosi të institucioneve shtetërore.

Drejtori i zyrës vendore të arsimit parauniversitar Korçë shprehet se ende janë mbi 200 mësues në qytetin e Korçës, të cilët nuk kanë marrë ende dozën e parë.

Edhe në qytetet e tjera të këtij qarku vihet re se ende ka mësues të pavaksinuar.

Mbi 100 mësues në Maliq, 56 në Pogradec, e afro 40 në Devoll ende nuk janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit, ashtu siç janë porositur.

Ndryshe rezulton me Kolonjën ku vetëm 15 mësues nuk janë vaksinuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy