Më 24 tetor, si çdo vit që nga 1948, kremtohet Dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara.
Statuti i OKB-së u ratifikua nga shumica e vendeve nënshkruese, duke përfshirë të ashtu-quajturat Big Five, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945.O
KB është në fakt organizata që ka bërë bashkë 193 vende anëtare. Dhe janë vendet anëtare që marrin vendimet. Delegacionet e tyre përbëjnë organin kryesor të organizatës, Asamblenë e Përgjithshme, ku debatohen çështjet që preokupojnë botën.
Emri “Kombet e Bashkuara” u përcaktua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Rysvelt dhe u përdor për herë të parë në “Deklaratën e Kombeve të Bashkuara” më 1 janar të vitit 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku përfaqësues të 26 vendeve mbështetën qeveritë e tyre për vazhdimin e luftës së bashku në Aleancë.
Organizata që fillimisht kishte 51 shtete anëtare, me kalimin e kohës, është zgjeruar duke i përfshirë pothuajse të gjitha fuqitë e planetit.
Ndër shtetet anëtare të OKB-së është edhe Shqipëria e cila u bë anëtare në vitin 1955.



