
Vjena do të dëbojë një diplomat rus me pretendimin se është përfshirë në spiunazh ekonomik për vite me radhë.
“Ne mund të konfirmojmë se një diplomat rus do të dëbohet”, tha Ministria e Jashtme përmes një deklarate për agjencinë AFP, duke shtuar se sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike.
Ministria nuk dha detaje të tjera, por mediat vendase shkruajnë se diplomatit i është dhënë kohë deri më 1 shtator për t’u larguar nga vendi.
Sipas “Kronen Zeitung”, diplomati rus për vite me radhë kishte spiunuar me ndihmën e një qytetari austriak një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.
Ambasada ruse në Vjenë ka dënuar urdhrin e dëbimit, duke e konsideruar të dëmshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive mes dy vendeve”, shkruan Ambasada Ruse në Moskë.



