Ministria e Arsimit ka shpallur sot datat e provimeve për maturën 2017. Sipas Ministrisë, provimet për maturantët do të nisin nga data 5 qershor, ku do të zhvillohet provimi i Gjuhës së Huaj, duke vijuar më 10 qershor për Gjuhën Shqipe.
Ndërkohë, më 15 qershor zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 25 qershor provimet me zgjedhje.
Ministria bën me dije gjithashtu, se brenda muajit mars, maturantët do të plotësojnë formularin e lëndëve me zgjedhje, të cilat i profizilojnë për Universitetet që do të ndjekin.
Ministria e Arsimit dhe shkollat e larta po bëjnë unifikimin e lëndëve, për të mos u përsëritur problemet me emërtimet dhe përllogaritjen e koeficienteve gjatë fazës së pranimeve në Universitete.



