Tre vjet pas tërmetit të vitit 2019, vështirësia për të kryer disa procedura online ka lënë mes katër rrugëve të moshuarin Kujtim Islamaj, banor i Njësisë Administrative Katund i Ri në Durrës. Banesa e tij nga një akt-ekspertizë e bërë nga Insiturti i Ndërtimit ka dalë me dëmtime të shkallës DS4. Sipas ekspertëve shtëpia është e pabanueshme. Pavarësisht kësaj kushtet e kanë detyruar të moshuarin të jetoj aty.
Denoncuesi tha për Xhadat se pranë Njësisë Administrative Katund i Ri është paraqitur një ditë me vonesë për të aplikuar. Për shkak se aplikimet kryheshin online i moshuari ka kërkuar ndihmën e Njësisë Administrative. Pavarësisht premtimit të njësisë se do t`i realizonin aplikimin sapo procedura e aplikimit të hapej sërish, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ndonëse aplikimet janë hapur tre herë as qytetari dhe as njësia nuk kanë aplikuar për përfitim nga grantet e rindërtimit.
Ndonëse pa i realizuar aplikimin për përfitim nga grantet e rindërtimit, Njësia Administrative Katund i Ri ka nxjerr një dokument me firmë dhe vulë ku thotë:
Me anën e akt-ekspertizës së thelluar nga Insituti i Ndërtimit ka kaluar në programin e Rindërtimit DS4
Për këtë problem “Xhadat” ju drejtua Njësisë Administrative Katund i Ri ku administratori u shpreh se zotërisë i mungon aplikimi, duke pretenduar se kjo nuk ishte përgjegjësi e Njësisë Administrative.
Sa i përket dokumentit të dalë nga kjo Njësi, në të cilin thuhej se banesa e denoncuesit ka kaluar në programin e Rindërtimit Administratori nuk dha një sqarim shterues.
Pas verifikimit në Drejtorinë e Rindërtimit në Durrës në emër të qytetarit Kujtim Islamaj nuk egzistonte asnjë aplikim ç`ka ka bërë që i moshuari të mos përfitoj nga rindërtimi. Kjo është më e pakta, para rrezikut që i kanoset të moshuarit duke jetuar brenda një shtëpie që mund ta zërë brenda.



