Gjermani/ Një festë familjare shndërrohet në vatër COVID-i, 38 të infektuar dhe 1,700 persona në izolim

Gjermani/ Një festë familjare shndërrohet në vatër COVID-i, 38 të infektuar dhe 1,700 persona në izolim

Një festë familjare është shndërruar në një vatër infeksioni në Gjermani, ku 1700 persona janë izoluar si rezultat i kësaj feste, e cila deri më tani ka shkaktuar infektimin e 38 personave.

Historia e raportuar nga gazeta gjermane Bild duket e pabesueshme, pasi sipas asaj që është raportuar gjithçka ndodhi në qytetin Bielefeld në Nordrhein-Westfalen, ku u organizua një festë familjare në një apartament.

Mësohet se pas festës, disa nga pjesëmarrësit dolën pozitiv me koronavirus, duke i detyruar autoritetet të rindërtonin rrjetin e kontakteve të çdo personi të vetëm, i cili kishte marrë pjesë në festë.

Deri më tani, 38 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 1700 të tjerë janë vendosur në izolim.

Ndërkaq, bëhet me dije se edhe disa fëmijë morën pjesë në festë.

“800 nxënës dhe 125 mësues janë në karantinë”, deklaroi shefi i njësisë vendore të krizës.

Gjermania ka regjistruar një numër të infektuarish brenda 24 orëve, rreth 2 mijë, por kancelarja Merkel është e shqetësuar, pasi me këtë trend, deri për Krishtlindje mund të regjistrohen në ditë mbi 19 mijë raste me COVID.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy