Kalaja: Ka një degradim me 25%, krahasuar me vitin e kaluar. Ksamili, plazhi publik në Vlorë dhe Durrës me ujërat më të ndotura (VIDEO)

Kalaja: Ka një degradim me 25%, krahasuar me vitin e kaluar. Ksamili, plazhi publik në Vlorë dhe Durrës me ujërat më të ndotura (VIDEO)

Shqipëria vijon të mbajë vendin e fundit për cilësinë e ujërave të notimit, ku vetëm 16% e ujërave në vendin tonë janë të pastër. 

Edhe në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit për vitin 2024, bazuar në të dhënat e vitit 2023, Shqipëria renditet e fundit për cilësinë e ujërave të notimit.

Eksperti për digat, Erjon Kalaja, në analizën e tij për "MCN Live", thotë se sipas raportit ka një degradim me 25%, krahasuar me vitin e kaluar. 

Ky raport është pjesë e raportimeve që qeveria bën për të monitoruar cilësinë e ujërave në plazhe.

Raporti specifikon dhe krahason plazhet në bazë të dy parametrave kryesorë që lidhen me sigurinë e notimit, të cilët janë: sanitari dhe cilësia e ujit. 

Ndërkohë, nënkategori të tjera specifikojnë ndotjen nga ujrat e zeza dhe mbetjet si faktorë ndikues në cilësinë e ujërave të plazheve.

Raporti thekson se cilësia e ujërave të plazheve është duke degraduar, dhe që ndotja ka shënuar një rritje me 25% krahasuar me vitin 2023. Ky fenomen lidhet me zhvillimin urban, rritjen e numrit të turistëve dhe mungesën e infrastrukturës adekuate për trajtimin e ujërave të zeza, që ka ndikuar negativisht në cilësinë e ujërave.

Eksperti Kalaja rendit plazhet me ujërat më të ndotura, sipas specifikimeve të raportit. 

Zonat me ujërat më të ndotura përfshijnë jugun e Shqipërisë, ku përfshihen plazhet e Ksamilit dhe Sarandës, si dhe plazhi publik në Vlorë dhe ai në Durrës. 

Këto janë zona që kanë pasur zhvillime urbane të shpejta dhe probleme me trajtimin e ujërave të zeza. Kjo është një problematikë që duhet të zgjidhet, veçanërisht me fluksin e lartë të turistëve.

Nga ana tjetër, zona e Dhërmiut vazhdon të mbetet një nga zonat me cilësi të shkëlqyer të ujit, si dhe disa zona në veri të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy