52-vjeçarit në Kosovë i hiqen më shumë se 20 gurë në veshkë

52-vjeçarit në Kosovë i hiqen më shumë se 20 gurë në veshkë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur sot për një rast të rrallë operimi në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, teksa mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit i janë hequr më shumë se 20 gurë në veshkë dhe kanalin urinar.

Pacienti S.M. i moshës 52-vjeçare ishte ankuar për dhembje në anën e majtë.

Ai pas operimit është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar. Pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë. Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy