Komiteti për vaksinim antiCovid në Kosovë njofton se sot, procesi i vaksinimit do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.
Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30.
Vaksinimi ka filluar ditë më parë, ku fillimisht janë vaksinuar personeli shëndetësor, pastaj po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga 80 vjeç.



