Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump

Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump

Irani ka lëshuar një urdhër arresti për Donald Trump në lidhje me vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, duke i kërkuar Interpolit ndihmë për ndalimin e tij.

Teherani i kërkoi Interpolit ndalimin e 36 personave, politikanë dhe ushtarakë të SHBA-ve, përfshirë në listë edhe presidentin amerikan.

Prokurori iranian Qasi Mehr tha se personat janë akuzuar për “vrasje dhe akte terroriste”, veçanërisht për vrasjen e Soleimani nga sulmi me dron i SHBA-së në Bagdad në janar.

Ndërkohë, sulmi ndaj Soleimani në 3 janar u justifikua nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA me arsyen se “synonte të pengonte planet e ardhshme të sulmit iranian”.

Megjithatë, Interpoli deklaroi se nuk do të përmbushë kërkesën iraniane për arrestimin e Trump.

Gjithashtu, sqaroi se kushtetuta i ndalon ata “të ndërmarrin çdo ndërhyrje ose veprimtari me karakter politik, ushtarak, fetar ose racor”.

“Nëse ndonjë kërkesë e tillë do t’i dërgohej Sekretariatit të Përgjithshëm, në përputhje me dispozitat e kushtetutës dhe rregullave tona, Interpoli nuk do t’i konsideronte kërkesat e kësaj natyre,” tha organi ndërkombëtar i policisë për “National”.

Ndërsa njoftimet e kuqe nuk janë detyruese, ato janë praktikë e zakonshme kur të arratisurit ose personat e dyshuar për krime ikin në kufij.

I dërguari special i SHBA për Iranin Brian Hook tha se urdhri ishte një marifet propagandistik që “askush nuk e merr seriozisht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy