Gjika: Adoleshentët shumicën e gjërave i mësojnë në rrugë, duhet më shumë tolerancë ndaj tyre (VIDEO)

Gjika: Adoleshentët shumicën e gjërave i mësojnë në rrugë, duhet më shumë tolerancë ndaj tyre (VIDEO)

Mjekja pediatre Lira Gjika ngre shqetësimin se adoleshentët shumicën e gjërave i mësojnë në rrugë.

 

Duke folur për “MCN Informacion”, Gjika kërkoi që të tregohet më shumë tolerancë me të rinjtë, duke thënë se truri i tyre është i parritur. 

 

Sipas saj, të rriturit kërkojnë prej tyre me imponim dhe urdhra respekt, duke ngritur shqetësim për deficitet në etikë.

 

Nuk është se adoleshentët nuk dëgjojnë, unë them se të rinjtë dëgjojnë më shumë se sa i dëgjojmë ne ata. Por arroganca jonë i mërzit. Për fat të keq jemi urdhërorë, por duhet tolerancë. 

 

I riu është në kulm në çdo gjë, janë të etur për eksperiencë por e shohin veten që janë të rritur dhe me zi e menaxhojnë veten. Dhe truri është i parritur. Ne kemi probleme serioze me inteligjencën emocionale, nuk e kemi të zhvilluar. Ne fyejmë. Ne themi rri se ti s’di. 

 

Ne kërkojmë me imponim të na respektojmë, por respekti nuk mund të arrihet me urdhra, me dhunë apo përçmim. Se ti e përçmon dhe i thua u bëre ti. Një adoleshent është i pabërë akoma. Natyrisht e ka mësuar të mirën dhe të keqen. Por ne jemi produkt i mjedisit ku jetojmë. 

 

Tek ne etika çalon, çalon në familje, në rrugë, madje ne na dominon rruga. Adoleshentët treçerek të gjërave i mëson në rrugë. Këtu çalon dhe shkolla. Pa etikë nuk mund të bëhet, nuk ka progres, se etika të tregon se çfarë fjale do zgjedhësh. 

 

Se fjala është e lidhur me emocionet. Emocionet janë para njeriut. Edukimi në Shqipëri bazohet te frika. 

 

Adoleshenti është në kulm të menaxhimit seksual, por nuk di ta menaxhoj. E merr trupi përpara, nuk e menaxhon dot veten. Prandaj duhet kujdes me adoleshentin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy