Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ditën e shtunë dhe ditën e diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete do te jetë i forcës 1-2ballë.



