30 gusht, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 gusht, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve.

Dita ndërkombëtare e të zhdukurve (International Day of the Disappeared) është një ditë e përvitshme përkujtimore, në të cilën njerëzimi kujton fatin e njerëzve, që në kundërshtim me vullnetin e tyre janë zhdukur.

Kjo ditë synon të ndërgjegjësojë këtë problem global dhe nevojën për kërkime dhe mbështetje për familjet e të zhdukurve.

Luftërat, konfliktet, fatkeqësitë natyrore, aktivitetet kriminale dhe pasiguria politike janë vetëm disa nga faktorët që mund të çojnë në zhdukjen e personave. Fatkeqësisht, shumë nga këto raste nuk zgjidhen asnjëherë, duke i lënë familjet dhe miqtë në një gjendje pikëllimi dhe pasigurie. 

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur fokusohet në nevojën për të hetuar, zgjidhur këto raste dhe për të ofruar mbështetje për familjet e të zhdukurve.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, duke përkujtuar të zhdukurit e luftës së vitit 1999, nga e cila 1600 persona figurojnë ende të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy