Zjarr shkrumbon ullishte dhe vreshta në Cërrik, iu afrohet zonave të banuara (VIDEO)

Zjarr shkrumbon ullishte dhe vreshta në Cërrik, iu afrohet zonave të banuara (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në periferi të qytetit të Cërrikut duke shkaktuar pasoja të rënda në mjedis dhe duke rrezikuar seriozisht dhjetëra hektarë me ullishte, vreshta, masive me shkurre, por edhe jetën e banorëve si edhe bizneset përreth.

Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës dhe është afruar në mënyrë të rrezikshme drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik. 

Era e fortë dhe mbizotërimi i temperaturave të larta edhe në orët e vona të kësaj të diele kanë ndihmuar në përhapjen agresive të flakëve, duke e bërë situatën të vështirë.

Me dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për izolimin e flakëve, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm mjetesh zjarrfikëse. 

Përveç forcave të zjarrfikëses së Bashkisë Cërrik, në ndihmë janë angazhuar edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Peqinit, Elbasanit dhe Belshit, duke krijuar një bashkëpunim të koordinuar në terren për të përballuar emergjencën.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se për shkak të zjarrit është rrezikuar infrastruktura e disa bizneseve. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale priten të jenë të konsiderueshme.

Paraprakisht raportohet se nga flakët është shkrumbuar një mini kombinat druri. Ndërkohë, policia dhe grupet hetimore kanë nisur verifikimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit, i cili mbetet ende i paqartë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, por edhe për shkaqe të lidhura me faktorë të temperaturave të larta. Një burim i besueshëm tha se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e rrjetit të Tensionit të Lartë dhe këputja e përcjellësit të kësaj linje.

Situata po monitorohet nga autoritet e bashkisë Cërrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy