Syla: Shqipëria ka ndarë 500 doza të vaksinave për mjekët kosovarë, po përpilojmë listat

Syla: Shqipëria ka ndarë 500 doza të vaksinave për mjekët kosovarë, po përpilojmë listat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se tashmë kanë nisur me përpilimin e listave të mjekëve kosovarë të cilët do t’i marrin vaksinat në Kukës.

Kreu i kësaj federate, Blerim Syla, ka bërë të ditur se para pak minutave ka marrë një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas tij, Rama ka njoftuar se ka siguruar fillimisht 500 doza të vaksinës për mjekët kosovar.

“Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili më konfirmoj sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menagjmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat, kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Poashtu nesër, unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës, do të shkoj në Tiranë për detajet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi.Transportin deri në Kukës do ta organizoj FSSHK (për detaje ju njoftojmë me kohë).

Të nderuar, më lejoni që në emrin tim dhe tuajin, të falenderojmë kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë, z.Nait Hasanin, duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim.NA PRIFT E MBARA”, shkruan në njoftimin e tij, kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy