Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, thotë se numri i turistëve ka ardhur në rritje, ku si shifrën më të lartë përmend vitin 2019, me 120 mijë turistë.
Në një intervistë për MCN Economy ai tha se Gjirokastra nuk ka një sezon të caktuar edhe pse shtoi se fluksi fillon në prill e zgjat deri në tetor, por shprehet se ka turistë gjatë gjithë vitit.
Ai përmendi se në vitin 2020 pati ulje të numrit të turistëve, por shton se filluan shqiptarët që të njohin Gjirokastrën dhe se gjatë atij viti pati 80 mijë turistë dhe se në vitin 2021 pati mbi 100 mijë turistë.
Këtë vit deri tani kemi kaluar numrin e 40 mijë turistëve, është kthyer trendi i turistëve të huaj. Shumica e turistëve janë të huaj. Besoj se ky do jetë vit i mbarë. Shenjat e para kanë nisur.
Ne gjirokastritët njihemi si kursimtarë. Kemi qenë kursimtarë edhe në rritjen e çmimeve. Shumica e strukturave nuk kanë pasur rritje të çmimit, ka një rritje të lehtë jo më shumë se 10% e kostos që ka qenë par luftës në Ukrainë.
Baret dhe restorantet kanë një farë rritje, por që nuk shkon mbi 10% krahasuar me vitin e kaluar. Sot të regjistruar vetëm në zonën historike kemi 1200 shtretër, me standard të lartë dhe për çmimet që ofrojnë në raport me Sarandën apo Korçën. Jemi shumë më lirë. Gjirokastra ofron histori, kulturë trashëgimi, pasi në vitin 2020 shënoi hov në pjesën e kulinarisë, këtu merita është e shqiptarëve me ushqime si qifqi, oshaf etj.
Ajo që është sfidë e jona e gjithë operatorëve që funksionojnë, është se motorin kryesor e ka diversifikimi i ofertës. Si të qëndroni më shumë se dy ditë në Gjirokastër? Do shihni kalanë, më shumë se 500 shtëpi monument kulture, ka 36 fshatra dhe njësi administrative që ofrojnë shumë, gjithë Lugina e Drinos, me kisha, manastire por ka nevojë dhe për agroturizëm. Vetëm këtë vit ne kemi 14 agroturizma, para disa vitesh kishim 2-3 struktura akomoduese.
Sot kemi 14 agroturizma, vetëm kohët e fundit me hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë në zonën e Cepos më shumë se 7 kërkesa për zhvillimin e agroturizmit në itenerarin e kësaj rruge. Në Gjirokastër ke shumë se çfarë bënë dhe mund të rrish më shumë se një ditë.
Këtë e tregojnë të huajt qëndrojnë një javë ose më shumë. Vetëm në pjesën e Pazarit janë 130 biznese të hapura, kryesisht te turizmi. Po ashtu pjesa tjetër është blegtoria dhe më pak bujqësia.
Ka 2500 biznese të vogla familjare, fermerë bujq blegtorë me NIPT-e aktivë ku mbarështojnë më shumë se 130 mijë krerë bagëti të imëta, blegtori dhe rreth 7 mijë gjedhë.
Në disa zona edhe për shkak të lëvizjes që kanë patur blegtorët, ndonëse bën lëvizjen në verë, është i regjistruar në bashkinë ku kullosin. Në bashkinë Gjirokastër nuk ka ulje të shifrave.
Golemi tha se bashkia Gjirokastër furnizohet 100% me ujë, ndërsa përmendi si investim me rëndësi parkimin nëntokësor dhe By Passin.
Ai shtoi se Qafa e Pazarit nuk ka më makina dhe është kthyer në pedonale, por se kalimi në pedonale i gjithë zonës krijon probleme për gjithën pjesën tjetër të qytetit.
Sipas tij, rezidentët kanë problematikë për të komunikuar me pjesën e re të qytetit.
Jemi në përfundim të fazës së parë të parkimit nëntokësor, besoj se mbaron në fund të gushtit. Jep zgjidhje për turistët 300 vende parkimi, krijon një shesh duke pasur park dhe kënd lojërash.
Me përfundimin e By Passit pas kalasë gjithë zona kalon në zonë pedonale. Gjirokastra do jetë vendi i parë me kaq zonë pedonale të shtrirë.
Parkingu është investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Gjirokastër është përfituese e investimit, presim shumë shpejtë të bëhet realitet.
Po diskutojmë me fondin për pjesën e menaxhimit që në 3 vitet e para të jetë menaxhim i përbashkët. Besoj shumë shpejt do fillojë dhe faza e dytë për arredimin e gjithë pjesë së parkimit.
Lidhur me zërat se me aksin Kardhiq-Delvinë, evitohet Gjirokastra ai përmendi batutën “Afër detit, afër mbretit”, duke shtuar se shifrat e turistëve që nga hapja e rrugës është shtuar.
Tashmë Gjirokastra bëhet me det. Gjithmonë do ketë skeptikë. Por këtu do jemi dhe koha do e tregojë dhe po e tregonë, shumica e turistëve një nga portat hyrëse kanë Sarandën.
Nëse ke mundësi ta kthesh Gjirokastër-Sarandë në pjesë të përbashkët. Saranda është pikë hyrëse, por një numër vjen dhe nga Kakavija. Shumica e turistëve të huaj vijnë nga Saranda dhe më afër është Korfuzi.
Vetë Gjirokastra është brand dhe vetë ajo rrugë është zhvillim, do bashkëpunojmë me Sarandën dhe tashmë Gjirokastra dhe Saranda janë një. Do kemi ofertë të përbashkët për turizmin.
Do të kemi një kalendar aktivitetesh të përbashkët, kur ofrohet në Sarandë do mbështetet dhe nga bashkia e Gjirokastrës dhe anasjelltas.
Biznesi ka qenë më novator edhe se vetë bashkëpunimi që mund të kenë pasur bashkitë, pasi kanë filuar të bashkëpunojnë biznese dhe struktura akomoduese mes Gjirokastrës dhe Sarandës, janë operatorët që sjellin turistë.
Sa i takon lidhjes me Greqinë dhe pjesën e Epirit si një zonë të vetme ekonomike, ai përmendi raportet e mira me kryebashkiakun e Janinës.
Por shtoi se ndërsa Gjirokastra ka binjakëzime me shumë qytete, nuk ka pasur të tilla raporte me qytete fqinje si Janina apo Korfuzin, ndonëse tha se ka filluar bashkëpunimi me projekte të përbashkëta.
Kemi suportin edhe mbështetjen e bashkisë së Janinës dhe Korfuzit, nëse flasim për numrin e turistëve grekë që vijnë dhe vizitojnë Gjirokastrën, kemi një rritje, por numri i turistëve grekë që vijnë është mjaft i madh.
Po punojmë bashkërisht, drejtoria e turizmit Gjirokastrës me të Kaninës dhe Korfuzit. Besoj jemi në rrugën e duhur, ka shumë për të bërë, për të arritur në një bashkëpunim real, për të pasur rritje të numrit të turistëve jo thjesht të huaj, por të turistëve grekë që vizitojnë Gjirokastrën dhe Sarandën së bashku.



