“Për një ekonomi më të drejtë”, me këtë slogan, biznesi do të marshojë paqësisht sot në Tiranë. Nëpërmjet kësaj iniciative biznesi kërkon të sensibilizojë të gjithë qytetarët për rëndësinë e luftës kundër informalitetit, ndërsa marshimi do të fillojë nga ora 15:00 deri në orën 16:00.
Një grup shoqatash të biznesit të prira nga Bashkimi Tregtar i Shqipërisë dhe bizneset shqiptare dhe të huaja, me mbështetjen e gjerë në publik organizojnë marshimin e parë të sipërmarrjes së lirë. Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me një tullumbace të zezë si një gjest simbolik i njollës së zezë të informalitetin.
Nisma është ndërmarrë nga Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”(BTSH) dhe mbështetet nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Shoqata “Albanian Food Industry” (AFI), Qendra për Eksportet Shqiptare (AlbExport). / Shqiptarja /



