12 qershori shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në vitin 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve.

12 qershori ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punës së fëmijëve.
Ndikimi i shpalljes së kësaj dite reflektohet në numrin e madh të ratifikimeve të Konventës nr. 182 të ILO mbi format më të këqija të punës së fëmijëve dhe Konventës së ILO Nr. 138 mbi moshën minimale për punësim.
Në botë mbi 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës.
Organizatat në mbrojtje të fëmijëve kanë hartuar plane konkrete me qëllim minimizimin e këtij fenomeni.
Megjithëse janë bërë hapa të rëndësishëm në reduktimin e punës së fëmijëve me kalimin e kohës, vitet e fundit janë parë tendencat globale të kundërta, duke nënvizuar nevojën urgjente për të bashkuar përpjekjet në përshpejtimin e veprimeve për të çrrënjosur punën e fëmijëve në të gjitha manifestimet e saj.



