Përgjysmimi i pagës dhe kushtet e punës nxjerrin në protestë punonjëset e një fasonerie në Bilisht

Përgjysmimi i pagës dhe kushtet e punës nxjerrin në protestë punonjëset e një fasonerie në Bilisht

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Bilishtit kanë protestuar ditën e sotme. Shkak i kësaj proteste ka qenë përgjysmimi i pagave mujore.

Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore, ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Kjo është hera e dytë që të njëjtat punonjëse të kësaj fasonerie ngrihen në protestë për të njëjtat arsye.

Për të rikthyer në punë punonjëset, është dashur ndërhyrja e ministres së linjës, e cila i ka siguruar një vit më parë punonjëseve të kësaj fasonerie dhe të fasonërive të tjera, se gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy