Për muajin prill, u regjistruan 2.82 milionë leje dalje në e-albania

Për muajin prill, u regjistruan 2.82 milionë leje dalje në e-albania

Qytetarët kanë arritur të marrin 2.82 milionë leje dalje gjatë muajit prill në portalin zyrtar e-albania sipas të dhënave të këtij të fundit.

Statistikat tregojnë se portali ka patur një numër rekord vizitash në këtë periudhë, mbi 15.2 milionë dhe mbi 141 mijë përdorues të rinj janë regjistruar.

Shërbimi më i përdorur në portal ka qenë ai për marrjen e lejes për këmbësorë.

Në vendin e dytë është vërtetimi për pagesën e kontributeve për individin.

Kjo lidhet me situatë e bizneseve ku një pjesë e punonjësve janë lënë duke punuar nga shtëpia kur ishte mundësia, të tjerë janë pezulluar e një grup tjetër edhe larguar përfundimisht nga listpagesat.

Në vendin e tretë janë aplikimet për aktivitet ekonomik hapur. Më pas vijnë aplikimet për certifikatë familjare dhe leje qarkullimi për nevojat e subjekteve. I fundit në grupin e 10 shërbimeve më të përdorura është aplikimi për regjistrimin si punëkërkues i papunë.

Muaji prill edhe pse ka qenë një muaj karantine dhe me lëvizje të kufizuara duket se nuk ka lënë kaq inaktiv sektorin e ndërtimit.

Të dhënat e portalit tregojnë se vetëm gjatë këtij muaji janë bërë 956 aplikime për leje ndërtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy