U dëmtua në sy gjatë protestave në Tiranë, Erjon Vishkulli reagon nga Roma

U dëmtua në sy gjatë protestave në Tiranë, Erjon Vishkulli reagon nga Roma

Erjon Vishkulli, i riu nga Elbasani që pësoi një dëmtim të rëndë në sy gjatë protestave të fundit në Tiranë, ka thyer heshtjen përmes një mesazhi prekës publik. 

 

Pas ndërhyrjeve të para kirurgjikale në Shqipëri, ai ndodhet aktualisht në Romë për kurime më të specializuara, nga ku ka zgjedhur të falënderojë mbarë opinionin publik.

 

Në reagimin e tij, Vishkulli shpreh mirënjohje të thellë për familjarët, miqtë dhe mijëra shqiptarë nga mbarë bota që e mbështetën me mesazhe, telefonata dhe lutje në këtë sfidë të vështirë për shikimin e tij. 

 

Reagimi i plotë:

 

Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë.

 

Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara.

 

Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua.

 

Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira. Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime.

 

Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Mirënjohje pafund, U shtofshin Shqiptarët e mirë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy