Shërohet 80 vjeçarja në Durrës, fiton betejën me Covid-19

Shërohet 80 vjeçarja në Durrës, fiton betejën me Covid-19

Shërohet një e moshuar 80-vjeçare nga Durrësi, duke fituar betejën e saj me Covid-19.

Lajmi është publikuar nga kryeministri Edi Rama. Ai tregon se nënë Haxhireja ka dalë negative në testin e kryer.

Në vendin tonë janë shëruar 44 persona të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve 4 në 24 orët e fundit.

Lajmi i mire u bë me dije nga Albana Fico, nga Instituti i Shëndetit Publik në përditësimin e të dhënave më të fundit nga situata e koronavirusit në vend.

“Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar”, u shpreh Fico.

Ndërkohë, ka shkuar në 223 numri i personave të prekur në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste të reja me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy