Sharka: Duhet kritere më të drejta për skemën e shpërndarjes së naftës. 52 milionë eurot për mbështetjen e fermerëve, të pamjaftueshme (VIDEO)

Sharka: Duhet kritere më të drejta për skemën e shpërndarjes së naftës. 52 milionë eurot për mbështetjen e fermerëve, të pamjaftueshme (VIDEO)

Eduart Sharka, ekspert i bujqësisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se 52 milionë eurot që janë caktuar për mbështetjen e fermerëve janë të pamjaftueshme për skemën e naftës, incentivimin e fermerëve të rinj dhe TVSH-në.

 

Sharka tha se duhet të vendosen kritere më të drejta për skemën e shpërndarjes së naftës.

 

Janë 52 milionë euro në dispozicion. Ndërkohë që Kosova ka 160 milionë euro, ne kemi 52. Është 10% që do jepet për fermerët. Sipas të dhënave janë 15 milionë euro që do i marrë kjo skemë. 15 milionë euro është 10% i faturave që do marrin fermerët nga grumbulluesit, i bie që produkti bujqësor të jetë 150 milionë euro. Është fond i pamjaftueshëm. 12 milionë euro janë për naftën, shpresojmë të vendosen kritere më të drejta.

 

E reja ishte incentivat për fermerët e rinj. Është ndihmë, por varet ku do gjendet fondi. 52 milionë euro janë. 

 

Këto ndryshime janë makijazh që do të plotësohen me 52 milionë euro që janë të pamjaftueshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy