Kushi me më të mirët e provimit të informatizuar për “Mjekësi e Përgjithshme”: Shmanget fiktiviteti

Kushi me më të mirët e provimit të informatizuar për “Mjekësi e Përgjithshme”: Shmanget fiktiviteti

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me disa nga maturantët që morën rezultatet më të mira në provimin hyrën në programin “Mjekësi e Përgjithshme”.

Ministrja falënderoi maturantët për përkushtimin e treguar jo vetëm në provimet e maturës, por edhe një provimin e informatizuar, i cili u zhvillua për herë të parë këtë vit.

Unë jam këtu së bashku me drejtoreshën e qendrës së shërbimeve arsimore, drejtoreshën e QSHA, për t’ju përgëzuar në radhë të parë për sukseset tuaja dhe jo vetëm për suksesin e testit të automatizuar, por për sukseset që keni arritur gjatë gjithë viteve të studimeve.

Edhe studimet në tre vite të gjimnazit, suksesi në provimet e maturës, por veçanërisht për suksesin shumë të spikatur tuajin në testin e automatizuar.

Ministrja së bashku me drejtoreshën e QSHA-së Aurora Balliu dëgjuan opinionet dhe sugjerimet e tyre për provimin dhe fondin e pyetjeve të hartuar për këtë provim që i është vënë në dispozicion maturantëve që prej muajit dhjetor të vitit të shkuar.

Ne sot së bashku me ju duam të zhvillojmë një bashkëbisedim pikërisht në lidhje me këtë test, dhe risitë që ne kemi ndërmarrë për programin mjekësi e përgjithshme.

Duam të diskutojmë që nga vendimi ynë për të përfshirë një test të tillë në ranikimin e maturantëve, me qëllim kryesor të shmangim fiktivitetin dhe meritokracia dhe transparenca të jetë thelbi, veçanërisht për studentët e mjekësisë sepse është programi më i kërkuar nga studentët ekselentë që janë me 10-ta. Ku diferencat mes jush janë shumë të vogla.

Duke u bazuar në mendimet tuaja dhe rezultatet e vitit të parë të reflektojmë që të bëjmë ndryshimet e duhura vitin tjetër dhe pse jo, ta shtrijmë këtë metodë edhe për programe të tjera studimi, apo ndoshta edhe për provimet e maturës.

Një vlerësim të veçantë ministrja pati edhe për maturantin Joen Kreka nga shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, i cili doli i pari në provimin e informatizuar për degën “Mjekësi e Përgjithshme” me 99 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy