
Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.
Begaj vizitoi Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z. Kristo Kiço, deputetët e qarkut znj. Anila Denaj dhe z. Niko Kuri.
Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës.
Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën.
Gjatë qëndrimit në Finiq, Presidenti Begaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të zonës.



