Konfirmohen edhe 26 raste me koronavirus në Kosovë

Konfirmohen edhe 26 raste me koronavirus në Kosovë

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se të enjten e 16 prillit, janë konfirmuar edhe 26 raste me koronavirus në vend.

Po ashtu, njoftohet se janë shëruar edhe 8 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.

Gjatë ditës së enjte në Kosovë u raportua edhe për dy viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 11 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.

Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy