Në Kosovë nga 27 shtatori ndalohet hyrja në lokale pa certifikatë vaksinimi ose test PCR

Në Kosovë nga 27 shtatori ndalohet hyrja në lokale pa certifikatë vaksinimi ose test PCR

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi ka paralajmëruar se nga dita e hënë e javës së ardhshme, të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatohen masat e reja kufizuese.

Vitia ka njoftuar se që nga data 27 shtator në lokalet e gastronomisë do të aplikohen masa për të hyrë vetëm me certifikatë të vaksnimit, me test PCR ose serologjik.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese e personave, të cilët hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Këtu e falënderoj edhe Shoqatën e Gastronomëve, është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia. 

Ministri thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy