Greqia shpreson të ketë vaksinën anti-Covid deri në dhjetor

Greqia shpreson të ketë vaksinën anti-Covid deri në dhjetor

Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias të martën është shprehur se shpresonte të merrte një sasi të vaksinës Covid-19 deri në muajin dhjetor, për shkak të marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe industrisë farmaceutike.

Nëse gjithçka shkon mirë, Greqia do të marrë pjesën e saj të planifikuar në shtatë dërgesa. Ne do të marrim dërgesën e parë në muajin dhjetor rreth 700 mijë doza”, tha ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias për SKAI TV.

Kikilias tha më tej se dërgesat do të zgjasin nga dhjetori deri në qershor.

Komisioni Europian të premten njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me grupin farmaceutik AstraZeneca.

Mësohet se kjo marrëveshje do t’i lejojë BE-së të marrë një vaksinë të mundshme kundër Covid-19 për t’ia dhuruar më pas vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme të Europës.

Komisioni tha se pasi vaksina të rezultojë e “sigurtë dhe efektive”, fillimisht do të blihen 300 milionë doza dhe më pas edhe 100 milionë të tjera.

Rastet në Greqi janë rritur shumë kohët e fundit

Greqia ka raportuar një numër relativisht të vogël të infektuarish dhe vdekjesh si pasojë e virusit Covid-19, krahasur kjo me vendet e tjera të Europës, por megjithatë përhapja e koronavirusit në vend është rritur në javët e fundit.

Shteti helen ka regjistruar më shumë se 7.200 raste në total, duke përfshirë rreth 2.800 persona vetëm në muajin gusht.

230 vetë kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në Greqi.

Autoritetet shëndetësore në vend kanë deklaruar se numri i të infektuarve është rritur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të veçimit shoqëror në restorante, bare dhe manifestime publike.

Mësohet se Greqia ka vendosur mbylljen gjatë natës të restoranteve, bareve dhe klubeve të natës në disa rajone të vendit, duke përfshirë disa nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar se “masat më radikale, të cilat do të kenë edhe pasoja ekonomike” do të vendosen nëse do të vazhdojë përhapja e virusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy