
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e drejtuar nga mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, i ka dërguar një letër vlerësimi Bashkimit Europaian dhe më konkretisht Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në letër thuhet se federata e ka konkretizuar kontributin e saj aktivisht përmes punës së vazhdueshme me ofrimin e vaksinave për vendet shqiptare, ndihmë mjekësore falas nëpërmjet telemjekësisë dhe arsimimit të brezave të rinj të profesionistëve shëndetësorë në pandeminë COVID-19, aplikuar që nga prilli 2020, dhe po e zhvillojnë më tej punën për rritjen në standardet europiane të shërbimeve mjekësore shqiptare.
Ndër të tjera thuhet se bashkohen në vendosmërisë për të implementuar vlerat europiane të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit në vendet shqipfolëse, duke i shndërruar ato në nacione me solidaritet dhe empati ndaj të gjitha kombeve të tjera në Ballkanin Perëndimor.
Letra e plotë
E dashur Znj.Presidente Dr. von der Leyen, Në rend të parë duam përmes kësaj letre t’ju falenderojmë përzemërsisht për fillimin e mbarë të negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është shumë inkurajuese për Federatën, që është dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik të dy vendeve tona drejt një të ardhme evropiane.
Negociatat konkrete për plotësimin e kritereve fondamentale europiane përbëjnë vlera të vërteta progresive për popujt shqipfolës.
Federata do vazhdoi t’ju mbështesë në përpjekjet Tuaja për t’i bërë shoqëritë tona shqipfolëse të re-definohen përmes solidaritetit të BE-së në tejkalimin e krizës së deritanishme financiare dhe krizave të përsëritura pandemike.
Federata e ka konkretizuar kontributin e saj aktivisht përmes punës sonë të vazhdueshme me Ofrimin e vaksinave për vendet shqiptare, Ndihmë Mjekësore Falas nëpërmjet telemjekësisë dhe Arsimimit të brezave të rinj të profesionistëve shëndetësorë në Pandeminë COVID-19, aplikuar që nga prilli 2020, dhe po e zhvillojmë më tej punën për rritjen në standardet evropiane të shërbimeve mjekësore shqiptare.
Vetëm në 3 kongreset tona të fundit mjekësore evropiane “Post Pandemic Emergences and Saving Lives”' në qershor 2022, arritëm të edukojmë rreth 3000 profesionistë shqiptarë të shëndetësisë nga e gjithë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Ne Ju bashkohemi në vendosmërisë Tuaj për të implementuar vlerat europiane të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit në vendet shqipfolëse, duke i shndërruar ato në nacione me solidaritet dhe empati ndaj të gjitha kombeve të tjera në Ballkanin Perëndimor.



