Imazhi i politikanëve, Kalemi: Të respektohet kodi profesional, të mos dilet nga konturi zyrtar (VIDEO)

Imazhi i politikanëve, Kalemi: Të respektohet kodi profesional, të mos dilet nga konturi zyrtar (VIDEO)

Kuratorja e imazhit Linda Kalemi thotë se politikanet shqiptare shpesh me pamjen e tyre dalin jashtë konturit zyrtar.

Nga studio e “MCN Informacion” ajo deklaroi se politikani nuk di çfarë ka mangët, nisur nga floku, qerpiku, bizhutë edhe pse duhet të respektohen kodet e etikës.

Sipas saj, duhet respektuar kodi profesional dhe veshja. 

Makijazhi, floku, apo bizhuja nuk duhet të jetë primare, se shkëputet vëmendja nga vizioni. Në jetën sociale të vishen si të duan, një flokë shumë i dredhur, shumë përpara gjoksit, vathë që bien shumë në sy, një makijazh apo një fondatinë e fortë, dalin nga detyra.

 Vathët e gjata nuk janë parë në asnjë protokoll të botës, as takat mbi 7 cm, as minifundi, nga dekolteja nuk duhet të duket konturi i flokut, as kapëset e mëdha. Pasi del jashtë konturit të zyrtares. Imazhi do të thotë si politikani e përfaqëson popullin edhe jashtë. 

Mjafton të shihen politikanet e Europës dhe ato janë shembull. Një imazh i një politikaneje nuk mund të lidhet me rolin e saj. 

Sigurisht që ka të bëjë dhe pamja dhe sjellja e saj. Një politikane që nuk ka krijuar një status respekti, çfarëdo që të bëjë nuk do ndryshojë mendimin për të. Duhet respektuar kodi profesional që është dhe veshja. Politikanët duhet të krijojnë një status.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy