Pas pesë ditësh zjarr në landfillin e Elbasanit, situata paraqitet më e përmirësuar

Pas pesë ditësh zjarr në landfillin e Elbasanit, situata paraqitet më e përmirësuar

Pas pesë ditësh me përmasa dramatike, ku Landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar një emergjencë të vërtetë mjedisore, situata në orët e pasdites së kësaj të shtune duket disi më e qetë.

Gazetarja Entela Duka raportoi për edicionin e lajmeve në MCN se pavarësisht uljes së intensitetit të tymit toksik që ka mbuluar qytetin për ditë me radhë, operacioni i shuarjes dhe izolimit të vatrave të zjarrit vijon pa ndërprerje në terren.

Aktualisht, mbi 60 efektivë nga shërbimi zjarrfikës, Bashkia Elbasan dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuar në vendngjarje. Ata punojnë në mënyrë të vazhdueshme në një sipërfaqe prej rreth 20.000 m² të mbuluar nga mbetje të djegshme, për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit dhe për të eliminuar plotësisht çdo vatër të mbetur aktive në thellësi.

Mjetet zjarrfikëse janë të përfshira intensivisht në operacion, duke spërkatur ujë pa ndërprerje mbi të gjithë sipërfaqen e landfillit, ndërkohë që zona është mbuluar nga një shtresë e trashë dheu për të bllokuar hyrjen e oksigjenit dhe për të izoluar zjarret në nëntokë.

Përveç forcave në terren, janë vënë në funksion edhe dhjetëra mjete të rënda si traktorë dhe fadroma, të cilat punojnë për shpërndarjen dhe ngjeshjen e dheut mbi mbetjet me qëllim krijimin e një shtrese mbrojtëse sa më efektive.

Një autokolonë me mbi 50 kamionë është angazhuar për furnizimin e vazhdueshëm të zonës me mijëra metra kub dhera, të cilat hidhen në mënyrë të kontrolluar mbi landfill. Kjo masë teknike synon të minimizojë rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në thellësi dhe të krijojë kushte për ndërprerjen e proceseve të djegies së ngadaltë që ndodhin poshtë sipërfaqes.

Me gjithë përmirësimet e dukshme në orët e fundit, autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, pasi vatrat në nëntokë paraqesin ende rrezik për rikthimin e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy