Erdogan: 100 vjet më parë i hodhëm në det, të mos paguajnë të njëjtin çmim

Erdogan: 100 vjet më parë i hodhëm në det, të mos paguajnë të njëjtin çmim

Raportet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të jenë të tensionuara.

Greqia ka hedhur poshtë dje deklaratën e sekretarit të NATO-s, se mes dy vendeve kishte nisur dialogu.

Përfaqësuesi i qeverisë greke, Stelios Petsas tha se ka vetëm bisedime teknike, por jo dialog.

Cilido që ka një post publik duhet të veprojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri për pozicionin që mban. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka një pozicion të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Në këto kushte, kryeministri grek Mitsotakis, pritet sot të kryejë një telefonatë me kancelaren gjermane Merkel.

Por nga ana tjetër, nuk ka qenë aspak e qetë retorika e Erdogan gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.

Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi në tokë ose i hodhi në det”, u shpreh Erdogan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy